Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha arsimi është shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“BE-ja e sheh arsimin si sektor prioritet në Kosovë pasi që Kosova ka gjeneratën më të re në Evropë dhe arsimi është mënyra më e mirë për të ulë papunësinë. Në të gjitha dokumentet të cilat dalin për Kosovë, arsimi gjithmonë mbetet prioritet për BE-në. Ne kemi planifikuar rreth 35 milionë euro në faza të ndryshme për arsimin. Dhe para se të investoj ne dëshirojmë që të jemi të sigurt se financat tona do të përdoren në mënyrë efikase në arsim”, u shpreh Apostolova gjatë prezantimit të “Raportit të Rishikimit Funksional të Ministrisë së Arsimit”, raporton Arbresh.info.
Ajo ka folur edhe për kompensimin e mësimdhënësve të viteve 90′.
“Shpresojmë që MAShT-i të arrij synimet dhe të ketë sektor të reformuar dhe një cilësi me vendet e BE-së. SBASHK së bashku me partnerët po punon për ngritjen e cilësisë dhe pagat. Vlerësimi i FMN-së për kompensimin e pagave të mësimdhënësit e viteve të 90 duhet të ketë një koordinim dhe të gjendet një mënyrë tjetër për të paguar pasi që buxheti i Kosovës nuk mund ta përballloj. Investimi në arsim do të thotë investim ne rini”, tha Apostolova./Arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...