Kryeministri shqiptar Edi Rama renditet në dhjetëshen botërore të kryeministrave si personi më interaktiv në faqen e tij në Facebook.
Listimi është bërë nga Twiplomacy, institucion që monitorin rrjetet sociale të liderëve dhe organizatave në të gjithë botën.
Presidenti amerikan Donald Trump është mjaft efektiv në Facebook thotë faqja, por nuk mbetet pas as kryeministri indian Narendra Modi.
Renditja vijon më kryeministrin e Kamboxhias i cili është në vend të katërt me 36 milionë ndërveprime, ku përfshihen pëlqimet, komentet dhe shpërndarjet. Samdech Hun Sen shpesh ndaj foto familje të tij, gruas dhe nipit, gjithashtu lidhjet direkte i bën në faqen e tij, transmeton ndeshjet e futbollit etj
Lista vijon me presidentin argjentinas, Mauricio Macri, atë të Kanadasë, Justin Tudeau, të Kenias Uhuru Kenyatta, dhe i fundit në dhjetëshe renditet kryeministri shqiptar, Edi Rama me më shumë se 13 milionë ndërveprime./tch
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua