Sony ka prezantuar dy telefona të ri, Xperia C5 Ultra dhe Xperia M5.
Xperia C5 Ultra është pasuesi i Xperia C3 që ka qenë i përshtatshëm gjithashtu për të shkrepur foto ‘selfie’. C5 Ulta ka një kamerë 13 megapiksel si prapa ashtu edhe në pjesën frontale të telefonit, ngjashëm me HTC Desire EYE. Kamera frontale ka gjithashtu gjatësi fokale 22mm në mënyrë për të kapur sa më shumë njerëz brenda një fotove.
Përveç kamerës, C5 Ultra ka ekran 6 inç me rezolucion 1920×1080, procesor tetë bërthamor 1.7 GHz MediaTek MT6752, 2GB RAM, 16GB hapësirë të integruar për akumulimin e të dhënave, hapësirë për kartë microSD, bateri 2930 mAh, dhe platformë Android 5.0 Lollipop.
Xperia M5 është telefoni që Sony e quan “super telefoni i mençur i rangut mesatar”. M5 është rezistues ndaj ujit dhe pluhurit, ka ekran 5 inç me rezolucion 1920×1080, procesor MediaTek Helio X10 dhe 3GB RAM, shkruan arbresh.info. Po ashtu, ky telefon ka kamerë prapa 21.5 megapiksel, 13 megapiksel kamerë frontale, rrjetin LTE, bateri 2600mAh, dhe platformë Android 5.0 Lollipop.
Të dy telefonat do të jenë në dispozicion në variante për dy SIM kartela në vende e përzgjedhura gjatë këtij muaji./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...