9 në 10 persona në mbarë botën thithin ajër të ndotur

13:17 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Nëntë në 10 persona në botë janë duke thithur ajër që përmban nivele të larta të ndotësve, me shumicën e kryeqyteteve evropiane në mesin e atyre që nuk kanë ajër të pastër, sipas OBSH.

Agjencia vlerëson që rreth shtatë milionë njerëz janë duke vdekur çdo vit si rezultat i ekspozimit ndaj grimcave ndotëse, të cilat hyjnë deri tek mushkëritë dhe sistemi kardiovaskular, duke shkaktuar kështu kancerin e mushkërive, sëmundje të zemrës dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, transmeton portali arbresh.info.

Në qytete në vendet evropiane me të ardhura të larta, ndotja e ajrit ka treguar të ulë jetëgjatësinë mesatare të jetës nga dy deri në 24 muaj, në varësi të niveleve të ndotjes, tha OBSH.

Baza e të dhënave më të fundit të cilësisë së ajrit të grupit përfshin më shumë se 4300 qytete në 108 vende të botës, duke treguar përqendrime mesatare vjetore të grimcave të imta me diametër më të vogël se 10 ose 2,5 mikronë, të njohura si PM10 dhe PM2.5.

PM2.5 përfshin ndotës, të tilla si sulfate, nitratet dhe karboni i zi, të cilat përbëjnë rreziqet më të mëdha për shëndetin e njeriut.

OBSH këshillon vendet të reduktojnë ndotjen e ajrit në vlerat mesatare vjetore prej 20 mikrogramë për metër kub (μg / m3) për PM10 dhe 10 μg / m3 për PM2.5.

Të dhënat tregojnë se shumica e kryeqyteteve në Evropë dështojnë të përmbushin këto nivele të rekomanduara.

Tallinn (Estoni), Stokholm (Suedi) dhe Dublin (Irlandë) regjistruan disa nga rezultatet më të mira në të dhënat e fundit, ndërsa Ankaraja (Turqia), Shkupi (Maqedonia) dhe Tbilisi (Gjeorgjia) ishin më larg nga objektivat./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme