Në Tetovë do të protestohet kundër kazinove

11:39 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Në qytetin e Tetovës janë hapur një numër i madh kazinoshë, që në përpjestim me numrin e popullsisë, janë të tepërta.

Prania e tyre brenda në qytet konsiderohet si e papërshtatshme, ndërkaq zërat kundër tyre vazhdimisht shtohen.

Kështu, një protestë kundër hapjes së një kazinoje do të mbahet këtë javë në Reçicë të Vogël.

Protesta është thirrur nga Bashkësia lokale, për më 4 maj, në ora 14:00, menjëherë pas faljes së namazt të xhumasë.

Vendi i protestës do të jetë afër shkollës medicinale, te udhëhryqi i rrugëve “Ilinden” dhe “167”./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme