Google ADS

Misse Beqiri, nga portieri i Manchester-it te lindja e vajzës

11:40 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Gjysmë shqiptare dhe gjysmë suedeze, Misse Beqiri u rekrutua vite më parë nga agjencia më e madhe e modelingut në Skandinavi kur punonte në një dyqan rrobash në Kopenhagen, për të mos e kthyer më kokën pas.

Tanimë, bukuroshja 29 vjeçare, megjithëse pesë muaj më parë solli në jetë vajzën e saj River, është shfaqur më në formë se kurrë.

I fejuari i saj, Jake Hall, ka postuar disa foto në llogarinë e tij në Instagram së bashku me yllin shqiptar gjatë pushimeve të tyre afrikane në Mauritius.

Beqiri më parë ka qenë e martuar me ish-portierin e Manchester United Anders Lindegaard, me të cilin ka dhe një djalë 3 vjeç.tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme