Ish-Presidenti i Rumanisë, Trajan Basesku, deklaroi së Bukureshti është nën trysninë e Gjermanisë për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Në një deklaratë për televizionin rumun, B1, Basesku tha se Gjermania po ushtron trysni ndaj pesë shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës që sa më shpejtë ta bëjnë këtë.
Bëhet fjalë për trysni ndaj Rumanisë, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Sllovakisë, precizoi Basesku, përndryshe President nderi i Partisë së Unitetit Kombëtar.
“Rumania nuk mund ta njeh pavarësinë e Kosovës, përkundër premtimeve të cilat Gjermania ja ka dhënë udhëheqësve kosovarë.
Do të ishte kjo një goditje e tmerrshme për Moldavinë, ngase situata në Transdnjestri është e ngjashme me atë në Kosovë”, tha Basesku,transmeton arbresh.info
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent