Google ADS

Marcelo: Po ishte penallti, topi më goditi në dorë

10:14 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Mbrotjësi brazilian, Marcelo, ka pranuar se e ka prekur me dorë topin.

Real Madridi dhe Bayern Munich u takuan dje për ta zhvilluar gjysmëfinalen e dytë të Ligës së Kampionëve, të cilën Reali e fitoi dhe u kualifikuar për në finale.

Lojtarët e klubit gjerman kërkuan penallti në momentet përmbyllëse të pjesës së parë në “Santiago Bernabeu”, por gjyqtari turk s’deshi të dëgjonte.

Derisa Joshua Kimmich tentoi ta harkoi topin në zonën kundërshtare, Marcelo e mbylli atë dhe u duk se e preku topin me dorë në tentim për ta bllokuar atë.

I pyetur nga Fox Sports nëse topi e kishte goditur në dorë, Marcelo tha: “Po, më goditi në dorë”.

E i pyetur nëse është dashur të akordohej penallti, braziliani shtoi: “Epo, nëse më preku në dorë, do të thosha po”.

“Ndodhi çka ndodhi. Ka qenë e vështirë për gjyqtarin, sepse pamja e tij u bllokua nga shumë lojtarë, ama do të gënjeja po të thosha se topi nuk më ka prekur në dorë”, shtoi ai. /arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme