Aksidentohen dy vetura, një femër humb jetën

09:56 | 2 Maj 2018
Arbresh.info

Është arrestuar vozitësi mashkull serb pasi që i njëjti me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e viktimës mashkull shqiptar në Partesh të Gjilanit.

Si pasojë e aksidentit lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër shqiptare, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, kurse vozitësi tjetër së bashku me dy pasagjeret tjera që të gjithë shqiptarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet në mbajtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme