Babai i dy fëmijëve gati humbi jetën pasi mori sepsën nga kafshimi thonjve.
Luke Hanoman, 28 vjeç nga Birkdale kishte simptoma të gripit për dy javë, pasi që hante lëkurën që gjendet anash thonjve, transmeton portali arbresh.info.
Pasi që më në fund vendosi të shkojë në spital, Hanoman kaloi katër ditë nën observim konstant dhe iu tha se ishte me fat që ishte gjallë ende.
Fatmirësisht tani, i shëruar tërësisht Luke po flet për të vetëdijësuar njerëzit për simptomat e sepsës.
Sepsis, i njohur edhe si helmimi i gjakut, vret çdo vit në Britani të Madhe rreth 44 mijë njerëz.
Kjo sëmundje ndodh kur trupi reagon ndaj një infeksioni duke sulmuar organet dhe indet e veta.
Në botë çdo 3.5 sekonda dikush vdes nga kjo sëmundje.
Sepsa ka simptoma të ngjashme me gripin, gastroenterin dhe infeksionin e gjoksit.
Kjo përfshin: Të folurit e paqartë apo konfuzion, dridhje ekstreme ose dhimbje të muskujve, pamundësia për të urinuar, vështirësi të madhe në frymëmarrje, duket sikur po vdisni, lëkurë e zbardhur ose pa ngjyrë./Arbresh.info/
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...