Afrim Xhekaliu është një burrë shqiptar, i arrestuar në Britani, pasi akuzohet për kontrabandën e 9 shqiptarëve me një mjet lundrues nga Franca.
Por Xhekaliu, që ka dalë sot përpara trupit gjykues ka deklaruar se nuk është fajtor për rastin, ku 9 emigrantë u desh të shpëtoheshin nga roja bregdetare britanike, pasi ngecën në një gryk të vogël në pranë bregut të East Sussex.
Tetë burra dhe një grua po përpiqeshin të arrinin Britaninë, por u detyruan të thërrisnin 999 kur gomonja e tyre të vogël u bllokua nga erërat e forta. Thirrjes së tyre për ndihmë iu përgjigjën dy varka shpëtimi dhe një helikopter.
Ekipet e shpëtimit i shpëtuan ata rreth 20 kilometra në jug të Eastbourne. Barka e tyre u tërhoqën më vonë në port. Ata besohet se u nisën nga Boulogne në Francë gjatë pasdites së 30 janarit.
Tek ky grup ndodhej edhe 40-vjeçari Afrim Xhekaliu, i cili sipas Daily Mail, së bashku me një tjetër mbahen të arrestuar pasi dyshohet se përfituan paratë për konrtabandimin e emigrantëve.
Xhekaliu u paraqit në gjykatën e Hove Crown nëpërmjet lidhjes me Skype dhe ai u akuzua për përpjekjen për të kontrabanduar njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar dhe posedimin e pasurisë kriminale, por 40-vjeçari deklaroi se nuk ishte fajtor për këto akuza dhe i tha gjykatës se mund të provonte se paratë ishin të tijat.
Gjykatësi Christine Laing QC i tha Xhekaliut se nëse çështja do të gjykohej, atëherë dëshmia e tij do të dëgjohet në korrik.
Rasti i gomones për të cilën akuzohet Xhekaliu është i treti ku ka ndërhyrë Roja Bregdetare e Britanisë, pasi në maj 2016, 18 shqiptarë u shpëtuan nga një barkë në prag fundosje në bregun e Kentit. Më vonë atë muaj 17 të tjerë u gjetën në bordin e një barke në West Sussex.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?