Fjolla Morina edhe pse është aktive në fushën e muzikës, ka kohë që për të familja është primare, këtë gjë e dëshmon edhe tani, shkruan Kosovarja.
Ajo ka postuar në “Instastory” disa pamje, ku shihet buzë plazhit duke shëtitur me vajzën e saj të vogël.
“Dashuri”, e ka përshkuar ajo videon e publikuar, e cila me shumë krenari publikon pamje të dy vajzave të saj, si një nënë e përkushtuar që është.
Ndërkaq, para disa ditëve, këngëtarja ka festuar ditëlindjen e 31-të të saj, me një festë private luksoze dhe në shoqërinë e mikeshave të saj të ngushta.