Nga qershori u lejohet patenta, rekord aplikimesh nga gratë në Arabi

00:42 | 2 Maj 2018
Trina Galanxhi

Mbreti Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite ka vendosur të modernizojë vendin dhe një nga hapat është edhe lejimi i autoshkollave për të pranuar femrat që të kryejnë kurse për drejtimin e mjeteve, që të pajisën kështu me patenta.

Dekreti i firmosur nga mbreti do të hyjë në fuqi më 26 qershor 2018, por në vend po ndodh një “çmenduri” pasi në dyert e autoshkollave sheh çdo ditë gra që aplikojnë për të marrë lejen e drejtimit të mjetit.

Femrat e pasura të Arabisë Saudite janë gati të qëndrojnë vetë pas timonit të makinave luksoze që posedojnë në rezidencat e tyre. Mbi 30 mijë aplikonte janë regjistruar deri tani për kursin e patentës dhe ky është një numër rekord nëse marrim në konsideratë se është vetëm fillimi.

Revolucioni do të ketë një ndikim të fortë në një vend që ka penguar gratë për një kohë të gjatë nga jeta aktive jashtë dyerve të shtëpisë. Ky është hapi i tretë i rëndësishëm, pas vendimit për të hapur kinematë publike dhe stadiumet edhe për vajzat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme