Shefi i Grupit parlamentar të Deputetëve të Pavarur në Kuvendin e Kosovës, Dardan Sejdiu, ka folur për partinë e re që kanë themeluar ai dhe kolegët e tij që janë larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sejdiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se shpreson që këtij subjekti të ri politik do t’i bashkohet edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Po shpresoj që po”, është përgjigjur ai, kur është pyetur nëse Ahmeti do t’i bashkohet subjektit që ende nuk ka emër.
“Do të ishte lajm i mirë për grupin tonë, dhe për një subjekt që ta ketë personin që bëri transformimin në Prishtinë”, është shprehur Sejdiu në T7.
Ai ka thënë se Ahmeti ka kontribuar në hartimin e deklaratës së parimeve të partisë së re.
“Shpendi ka qenë në diskutime kur e kemi punuar edhe deklaratën e parimeve. Po besoj shumë që kjo mund të konkretizohet me angazhim të tij në ballë të subjektit”, ka treguar Sejdiu.
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin një pistoletë me...
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person