Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dukagjin Gorani ka folur rreth formimit të subjektit të ri politik në vend.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklarata të cilën e kanë publikuar sot, i hap rrugë themelimit të një partie të re.
“Një deklaratë e cila i hap rrugë ndërtimit të një subjekti të ri politikë. Janë parime mbi të cilat pajtohen të gjithë anëtarët e grupit, dhe nuk është e lehtë qe me arrit një pajtueshmëri të tillë, dhe kjo për mua ka qenë një arritje”, ka thënë Gorani.
Ai ka shtuar se ende ka dilema nëse duhet të reformohet ndonjë subjekt aktual ekzistues apo të themelohet një subjekti i ri.
“Një pjesë e grupit tanë kanë pasur takime me partinë Socialdemokrate me qëllim të një ribrendimi të saj. Pra ekzistojnë edhe mundësit e themelimit të një subjekti të ri politikë, ka thënë Gorani.
Gorani ka folur edhe për kohën kur filluan mospajtimet në Vetëvendosje, duke thënë se nuk e di nëse ai ka qenë shkaktar i këtyre mospajtimeve pas hyrjes së tij në këtë subjekt.
“Mospajtimet kanë filluar qysh kur i jam bashkuar unë VV-së. Ajo që më ka shokuar është mënyra dhe masa në të cilën jam paragjykua. Nuk kam dalë publikisht deri tash sepse nuk kam pasur çka me deklarua. Mendoj se ka qenë dashur deri sot të qartësohet nëse përplasja në VV ka ndodhur si pasojë e hyrjes sime në këtë subjekt”, u shpreh Gorani.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...