Pollog – MPB ka kapur dhe sanksionuar me nga 500 euro 71 motoçikleta të pa regjistruara

23:15 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Në fillim të vikendit që kaloi, në Tetovë dhe Gostivar, është kthyer një kontroll aksion lokal disa orësh, të motoçiklistëve pjesëmarrës në komunikacion.

Gjatë kontrollit dhe aktiviteteve në Tetovë, janë zbuluar 71 kundërvajtje, ku shumica janë për mospërdorim të helmetës mbrojtëse, drejtim pa leje, dhe me regjistrim të skaduar, derisa numri i përgjithshëm i kundërvajtjeve të zbuluara në Gostivar është gjithsej 58.

Të gjitha kundërvajtjet janë kompletuar edhe me fletëpagesa të detyrueshme ose për kundërvajtje, të cilat krahas llojit të kundërvajtjes shumat e dënimeve lëvizin prej 50-500 euro, në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, për shkak të kundërvajtjes doganore, nga ana e policisë janë marrë edhe dy motoçikleta, edhe atë një në Tetovë dhe një në Gostivar.

Numri më i madh i kundërvajtësve, gjithashtu do jenë të thirrur për edukim në komunikacion, ku para së gjithash personat që kanë drejtuar pa leje për vozitje, dhe pa pajisjet mbrojtëse për motoçikletë ku më së shumti është e nevojshme helmeta mbrojtëse.

Aktivitete të këtilla kontrolluese dhe preventive, do të pasojnë edhe muajve të ardhshëm, ku si theks të veçantë do të kenë, kundërvajtjet më të shpeshta gjatë këtij viti edhe atë, drejtim pa leje për vozitje, dhe pa helmetë mbrojtëse. Kjo për shkak se gjatë këtij muaji, në rajonin më të gjerë të Pollogut, kanë ndodhur disa aksidente trafiku, me pasoja serioze, ku pjesëmarrës kanë qenë motoçiklistët.

SPB Tetovë, edhe një herë apelon deri te kjo kategori e pjesëmarrësve në komunikacion, numri i të cilëve ditëve në vijim do të jetë edhe më i madh, të shfrytëzojnë detyrimisht helmetë mbrojtëse dhe pajisje tjera për mbrojtje, më së shumti për siguri personale, dhe të mos ulen mbrapa drejtuesit pa leje për vozitje. /koha.mk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme