Shoferit të makinës Tesla i morën lejen e vozitjes, për mënyrën si e shfrytëzoi autopilotin

22:47 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Funksioni i Autopilotit të Tesla duhet të quhet ndryshe, pas asaj që bëri ky njeri

Termi Autopilot tingëllon sikur i përket fantashkencës, por nuk ofron aq sa pretendon ndonjëri prej prodhuesve dhe nevojitet shumë avancim, transmeton Telegrafi. Kur e vënë këtë funksion, shoferët qëndrojnë të fokusuar në rrugë dhe të gatshëm për intervenime të shpejta. Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me Bhavesh Patel, i cili me ta aktivizuar vetë vozitjen, doli në karrigen tjetër të Tesla Model S, që lëvizte nëpër një rrugë në Nottingham të Anglisë.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se veprimi tij ishte jo i menduar mirë, por se nuk e ka vënë askënd në rrezik, apo të ketë shkaktuar ndonjë dëmtim. Gjykata ka vendosur t’ia marrë lejen e vozitjes për 18 muaj, ndërsa e detyroi të punojë 100 orë punë pa pagesë. Në anën tjetër, kërkohet që shoferët gjithmonë të jenë mbi timon, kur të jenë duke lëvizur me makinë autonome, gjë që është një prej rekomandimet kryesore të prodhuesve. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme