Mijëra njerëz dolën të martën në rrugët e Moskës dhe të Shën Petersburgut për të protestuar kundër përpjekjeve të qeverisë për të kufizuar lirinë në internet, ndërsa mbi 100,000 rusë të tjerë morën pjesë në paradën tradicionale të Një Majit.
Federata e Sindikatave të Moskës tha se rreth 120,000 njerëz marshuan nga Sheshi i Kuq në rrugët kryesore të kryeqytetit, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Parada e Ditës së Majit është bërë një shfaqje e orkestruar e pushtetit nga autoritetet ruse, në vitet e fundit, dhe nga demonstruesit që refuzojnë të kritikojnë qeverinë.
Por, qytetarët protestuan të martën edhe kundër ndalesës që i ka vënë qeveria aplikacionit popullor të mesazheve Telegram, përcjell REL.
Protesta u organizua nga Partia Liberale e Rusisë, e cila tha se bllokimi i Telegramit është “turp kombëtar”.
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona