Google ADS

Gabim i tmerrshëm nga portieri i Bayernit, shënon sërish Benzema

21:53 | 1 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka kaluar në epërsi duke përmbysur rezultatin në takimin si nikoqir kundër Bayern Munichut.

Pas disavantazhit prej 0 me 1 pas tre minutave lojë në Bernabeu, ‘Los Blancos’ kanë arritur të rikthehen në lojë duke përmbysur madje edhe rezultatin kundër kampionit gjerman, shkruan portali arbresh.info.

Benzema zhvlerësoi golin e shënuar nga Kimmich (3′) duke barazuar rezultat për 1 me 1 në minutën e 13′.

Por, sulmuesi francez realizoi edhe golin e epërsisë për skuadrën e Zinedine Zidanes vetëm një minutë pas fillimisht të pjesës së dytë. Benzema shënoi për 2 me 1 pas gabimi skandaloz nga portieri Sven Ulreich.

Rezultati i përgjithshëm i ndeshjes tani është 4 me 2 në favor të skuadrës spanjolle./arbresh.info/

Të ngjashme