Karvani me imigrantë mbërrin në hyrje të Shteteve të Bashkuara

19:52 | 1 Maj 2018
Trina Galanxhi

Pas më shumë se një muaji udhëtimi më këmbë, me autobus dhe tren, një karvan imigrantësh nga Amerika Qendrore ka mbërritur në pikën kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, në Tijuana në përpjekje për të marrë azil.

Por sipas zyrtarëve të imigracionit, pikëkalimi në Kaliforni e kishte arritur kapacitetin maksimal të azil-kërkuesve, duke i udhëzuar 150 burrat, gratë dhe fëmijët e karvanit të ngrinin një kamp dhe të prisnin.

Të mbushur me emocione, mbi 150 imigrantë janë pothuajse në fund të udhëtimit të tyre drejt veriut nga Amerika Qendrore, ku shumë thonë se lane pas një jetë të shenjuar nga dhuna.

“Jam i lumtur për shansin që më jepet por edhe kam dyshime për atë që mund të ndodhë…”

Ligji amerikan u lejon idividëve të kërkojnë azil, që akordohet nëse ata mund të japin prova bindëse për persekutim. Por kur mbërritën në kufi, ata morën vesh se pritja e tyre e gjatë do të vazhdonte. Zyrtarët e imigracionit thanë se pikëkalimi, kapaciteti i të cilit është 300 vetë. Ishte plot.

“Ata thjesht po thonë se do të menaxhojnë kërkesat e tyre, kur të kenë mundësi. Por si ka mundësi që qeveria amerikane, qeveria më e fuqishme në botë dhe një nga më të pasurat, nuk ka kapacitetin që të shqyrtojë kërkesat e 200 refugjatëve, këtyre njerëzve në një pozicion kaq të brishtë? Nuk e besoj”.

Shumë imigrantë, ndenjën jashtë në tenda, jashtë portës. Të hënën, Presidenti Trump tha se po vëzhgonte karvanin. Ai përsëriti gjithashtu kritikat për një politikë që u jep mundësi imigrantëve që të lirohen nga një ndalim afatgjatë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shqyrtohet statusi I azilit të tyre.

“Nëse prekin pronat tona, nëse shkelin në vendin tonë, pra në thelb i kap dhe pastaj i lë të lire, kjo nuk është e pranueshme për askënd. Prandaj duhet të ndryshojmë ligjin”.

Njerëzit që po kërkojnë azil në portet e hyrjes, po zbatojnë ligjin. Patrulla Kufitare që mban në vëzhgim kufirin prej 3 mijë kilometrash mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, u kërkon atyre që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të mos e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të paligjshme.

“E kuptojmë që kanë një ëndërr, që kanë një nevojë. Ky vend ka ligje dhe duhen zbatuar. Ne presim që gjithkush që vjen në vendin tonë të zbatojë këto ligje dhe ne jemi këtu që të sigurohemi për një gjë të tillë”.

Mes atyre që duan të kërkojnë azil, afro gjysma janë të mitur shoqëruar nga prindërit. Dhe jo të gjithë besojnë se do t’u jepet azil. Luis Pavon vendosi të qëndrojë në Meksikë, ndërsa gruaja dhe vajza e tij fillojnë procesin e azilit.

Në Honduras, njerëz të tjerë kanë vdekur. Nuk do të mund ta shihja më vajzën. Por të paktën këtu, në këtë anë të kufirit, e kam mundësinë që ndoshta një ditë ta shoh përsëri./VoA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme