Sindikatat e punëtoreve në Maqedoni edhe pse të ndara pas shumë viteve nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi i njejtë” ngritën zërin për të drejtat e tyre.
Ligj më të mirë për marrëdhëniet e punës si dhe paga më të larta me 15 kërkesat e Lidhjes së Sindikatave drejt Qeverisë i nisi vet kreu i sindikatave Darko Dimovski.
”Këtu jemi të shfaqim unitetin tonë dhe ti përkujtojmë për 15 kërkesat tona të patjetërsueshme dhe t’i dorëzojmë te partnerët tanë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Ne jemi këtu dhe këtu si një fillim i ri në rivendosjen e besimit te lidhja e sindikatës dhe qartë theksojnë gatishmërinë për t’u përball me të gjithë ata që do ti tradhtojnë interesat e klasës punëtore dhe të sindikatës”.
Përfaqësues të sindikatave protestuan edhe para Kuvendit me ç’rast kërkuan ndryshim të vërtetë të ligjeve.
”Këtë 1 maj po e shënojmë në një atmosferë shumë më ndryshe nga ajo që ishte gjatë 10 viteve të fundit. Meriton që të themi se ne i respektojmë disa nga hapat e parë që po bën qeveria aktuale, por ka edhe hapa që na frikësojnë, domethënë ne besojmë se nuk shkojnë në drejtimin e duhur. Dobësia më e madhe deri më tani është ritmi i ngadaltë i ndryshimeve në planin e të drejtave të punës në funksion të jetës me dinjitet”, u shpreh Elena Xhukeska, Sindikata e pavarur e Akademisë.
Ndërkohë Konfederata e organizatave të Sindikatave protestuan kundër përmbaruesve. Por kryeministri Zoran Zaev tha se tashmë është formuar grup i punës i cili duhet të përgatisë ndryshime ligjore për të reduktuar kostot e përgjithshme në strukturën e vendimeve të përmbaruesve.
”Besoj se do të kemi sukses, me cka të gjithë duhet të heqin dorë nga diçka. Përmbaruesit dhe noterët punojnë me autorizime publike, dhe kështu, statusi social i qytetarëve tanë duhet të merret parasysh. Besoj se duke reduktuar 10 nga 42 tarifat në shërbimet e zbatimit, ajo do të kontribuojë në përmirësimin e statusit social të qytetarëve. Por në një pjesë të të ardhurave të tyre duhet të heqin dorë edhe noterët por edhe shteti. Shumë nga qytetarët tanë kanë probleme me borxhet që nga viti 2003”,
Marshi protestues i 1 Majit përkon me 110 vjetorin e lëvizjes dhe organizimit të sindikatave në Maqedoni, shkruan Alsat.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...