Aksidenti tragjik në Kurbin, tre personat që humbën jetën

16:39 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Policia ka dhënë zyrtarisht informacion në lidhje me aksidentin tragjik në fshatin Adriatik të Kurbinit, aty ku humbën jetën tre të rinj.

Policia sqaron se të rinjtë e vdekur janë të moshave 22, 20 dhe 17 vjeçare. Dyshimet e para të hetuesve janë tek shpejtësia tej normave të lejuara dhe një devijim i papritur i automjetit, i cili ka bërë që drejtuesi të humbë kontrollin e të bjerë nga ura drejt e në kanalin aty pranë.

Policia ka bërë zyrtarë dhe inicilaet e tre djemve që kanë humbur jetën.

Informacion paraprak i policisë:

Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me targë AA 389 MO, i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat – Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik – Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik – Kurbin. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Gazeta Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme