Real Madridi arrin marrëveshje me sulmuesin Jorge de Frutos

16:18 | 1 Maj 2018
Arbresh Info

Real Madridi ka finalizuar nënshkrimin me sulmuesin e Rayo Majdahondas, Jorge de Frutos.

Rayo Majadahonda ka pranuar ofertën nga Real Madridi për 21-vjeçarin De Frtuos, i cili ka pranuar gjithashtu kushtet personale të ofruara, raporton ‘Marca’, transmeton portali arbresh.info.

Jorge de Frutos do t’i bashkohet fillimisht skuadrës Castilla të ‘Los Blancos’.Real Madridi është gjithashtu i interesuar në bashkëlojtarin e De Frutos, Jeisson.

Ndërkohë, Real Madridi ka nisur bisedimet gjithashtu me Getafen rreth talentit të ri Miranda, i cili shkëlqeu në skuadrën B të tyre këtë sezon në divizionin e tretë të kampionatit spanjoll./arbresh.info/

Të ngjashme