Zaev: Askush nuk e pengon rikonstruktimin e qeverisë

15:55 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Asnjë parti politike nuk bllokoi rikonstruktimin e qeverisë, tha kryeministri Zaev. Sipas tij, të gjithë dëshirojnë bashkëpunim. Kryeministri konfirmoi se ai kishte një takim dje me udhëheqësit e partisë BESA dhe PDSH, të udhëhequr nga Menduh Thaçi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se qëndrimet e partnerëve të koalicionit në qeveri janë përgjithësisht pozitive dhe qëllimi është rritja e shumicës parlamentare.

Lidhur me takimet midis Dimitrov dhe Katzias, kryeministri Zaev thotë se çdo takim është një krijimtari e re në funksion të afrimit të dallimeve që ekzistojnë në mes Maqedonisë dhe Greqisë. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme