Google ADS

Milani insiston për Belottin

15:27 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Milani përsëri është duke shprehur interesim për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Presidenti i Torinos, Urbao Cairo kishte deklaruar së fundmi se nuk do të kërkojë më 100 milionë euro për sulmuesin dhe kjo ka bërë që Milani të shpreh përsëri interesim për Belottin, të cilin e kishte kërkuar edhe gjatë verës së kaluar, transmeton zeri.info.

Gjigandi italian nuk është i kënaqur me repartin e sulmit gjatë këtij edicionin dhe pritet ta shesë Nikola Kalinicin, i cili nuk ka treguar formën e tij më të mirë në “San Siro”.

Forma e dobët e sulmuesve ka bërë që Milani të vihet në kërkim të një futbollisti tjetër dhe në listën e tyre është edhe emri i Belottit.

Reprezentuesi italian ka vuajtur nga disa lëndime gjatë këtij edicioni, ndërkohë që ka realizuar 12 gola në 32 paraqitje me Torinon.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme