Qindra foshnje të porsalindura janë gjetur të hedhura në grumbuj plehrash në Pakistan përgjatë vitit të shkuar, për shkak të kulturës që preferon djemtë.
Një total prej 345 bebeve janë gjetur pa shenja jete në Karaçi të Pakistanit, një nga qytetet më të populluara, transmeton portali arbresh.info.
Në një rast të tmerrshëm, një vajzë katër-ditëshe ishte gjetur me fyt të prerë. Një tjetër e porsalindur u la në dyert e xhamisë, por më vonë u gjuajt me gurë për vdekje, pasi që kleriku mendoi që ishte një fëmijë jashtëmartesor.
Sipas The News International, aktivistët nga Fondacioni Chhipa Welfare thonë se deri në 93 raste të tilla kanë ndodhur në Karaçi, 70 vitin e shkuar e 23 këtë vit.
Vrasja e foshnjave është një vepër penale në Pakistan dhe policia thotë se varfëria dhe analfabetizmi janë shkaqet kryesore./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?