Google ADS

1 Maji në Tiranë, jo vetëm festë

13:48 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Teksa në sheshin “Skënderbej” është organizuar Panairi i Punës, në festën e 1 Majit nuk kanë munguar as protestat.

“Janë organizuar sot 2 protesta. Njëra prej tyre përpara ministrisë së Energjitikës për shifrën alarmante të vdekjeve në miniera për tu shpërngulur më tej në sheshin “Garibaldi”, nga punëtorët e fasonerive të shumta që gjenden në atë zonë, për të kërkuar të drejta pune”, bëri të ditur gazetarja e Top Channel, Shpresa Mezini.

Përsa i përket panairit të punës, gazetarja e TCH thotë se nuk kishte shumë orientime për punët që ofroheshin, ndërsa pritet në vijim cilët do të jenë rezultatet e këtij panairi.

Ndërkohë ka dhe nga ata që kanë festuar duke drekuar me miqtë e të afërmit.

Në mbrëmje në sheshin “Skënderbej” organizohet edhe një koncert këtë pasdite.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme