Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm nga ana e Qeverisë për të ndihmuar Komunën e Drenasit, për të zgjidhur situatën e krijuar në kompaninë ”Feronikeli”.
Ai ka thënë se gjithçka mund të bëjë për daljen nga kriza të kësaj kompanie, është ajo që gjendet brenda suazave që e lejon ligji, njofton Klan Kosova.
Haradinaj në takimin e tij në Drenas me Sindikalistët e ”Feronikelit” bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro që i duhen kësaj kompanie për ta tejkaluar gjendjen në të cilën po përballet.
Por, që sipas kryeministrit Haradinaj kjo sasi parash më pas do t’i kthehej Qeverisë së vendit.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...