Google ADS

Jupp Heynckes nuk dorëzohet, beson në mrekulli

11:58 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Trajner i Bayernit, Jupp Heynckes, shpreson në kualifikim të skuadrës së tij.

Jupp Heynckes është optimist që Bayer Munich mund t’ia dalë të përmbysë rezultatin dhe të kualifikohet në Santiago Bernabeu duke e mposhtur Real Madridin.

Trajneri i bavarezëve theksoi se Reali nuk është ekip i pamposhtshëm dhe se skuadra që ai drejton ka kualitetet e duhura për të bërë mrekulli.

“Mendoj se kemi të gjitha mundësitë tona për t’u kualifikuar në finale”, ka thënë Heynckes. “Reali nuk është i pathyeshëm në shtëpi dhe ndeshja me Juventusin është një tregues i qartë për këtë”. “Do të jetë një sfidë shumë e vështirë për ne, por po aq e komplikuar edhe për kundërshtarët tanë. Skuadra ime di t’i luajë ndeshje të tilla, ndaj e vetmja gjë që duhet të përmirësojmë, është efikasiteti, që na mungoi në takimin e parë”, përfundoi ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme