Qytetarët drejt Malit të Zi, kaos në kufi

12:40 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Dita e 1 Majit për shkak se është pushim ka shtuar vizitorët në vendin tonë. Të shumtë janë ata që i drejtohen bregdetit, por edhe ata që dalin prej Shqipërisë.

Mbrëmë në pikën kufitare me Malin e Zi në Murriqan u krijuan radhë të gjata automjetesh. Të bllokuar për gati 2 orë në radhë, qytetarët kanë dërguar pamjet dhe ankesat në “Ti Raporton” në Top Channel.

Një prej tyre thotë se nuk ka pasur prezencë policore ndërsa në makina ka parë edhe të rinj që konsumonin alkool.

Të kontaktuar nga Top Channel policia kufitare konfirmon fluksin, por bën me dije se ka pasur prezencë policore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme