Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, është optimist se skuadra e tij mund të eliminojë Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por shpreson se ndeshja nuk do të vendoset nga gjyqtari, por lojtarët.
Të gjithë sytë do të jenë kah gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje kthyese të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve sonte në “Santiago Bernabeu” mes Real Madridit dhe Bayern Munichut, turku Cuneyt Cakir, pas polemikave të shumta që gjyqtari Michael Oliver i shkaktoi me vendimin e tij për të akorduar penallti për Real Madridin në sekondat e fundit të çerekfinales kundër Juventusit.
“Shpresoj se gjyqtari do të jetë objektiv dhe se lojtarët do ta jenë ata që e vendosin ndeshjen”, ka thënë Heynckes.
Edhe pse Bayern duket se e ka kompleks ballafaqimin me Realin, kjo s’e shqetëson Heynckesin.
“Nuk ka rëndësi sa herë kemi humbur kundër Madridit, sepse unë nuk kam qenë trajner i Bayernit. Të martën është lojë tjetër dhe këto gjëra nuk kanë rëndësi”, shtoi a.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...