Gjendet drogë në Universitetin e Prishtinës

11:11 | 1 Maj 2018
M. A.

1.7 gram maiuhanë i janë gjetur një studenti në kampusin universitar të Prishtinës.

Droga është zbuluar të hënë, rreth orës 14:00, njofton Policia, gjatë legjitimimit të studentit të një prej fakulteteve të Universitetit “Hasan Prishtina”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i janë gjetur dhe konfiskuar 1.7 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK’së.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme