Për nderë të 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të punëtorëve, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur një aksion simbolik në sheshin ” Skënderbeu”.
Në këtë aksion, Vetëvendosje ka shpalosur një baner të madh ku paraqitej paga më e lartë në Kosovë që është ajo e drejtorit të Trustit të Kursimeve Pensionale dhe krahasohej me pagën minimale në vend, shkruan Arbresh.info.
Nazlie Balaj nga Vetëvendosje tha se është e pakuptim se si pushtetarët nuk e qajnë kokën për punëtoret në Kosovë.
“përderisa drejtori i Trustit e ka pagën mbi 5 mijë euro, punëtoret në vend paguhen vetëm 130 euro. Kjo është një pabarazi qe po ju bëhet punëtorëve të sektorit privat. Vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti kanë vdekur 4 punëtorë të këtij sektori, vitin e kaluar kanë vdekur 17 ndërkaq vetëm në KEK kanë vdekur 43 punëtorë që nga paslufta. Ku janë pushtetarët tanë, ku është Qeveria jonë e cila nuk po ju bie ndërmend për punëtorët të cilët ballafaqohen me pabarazi të shumta”, u shpreh Balaj.
Sipas saj, Qeveria duhet ta shoh me prioritet punësimin dhe barazinë./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1773889892676095/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...