Google ADS

Trump kërcënon shtetet që s’ia përkrahin SHBA-së kandidaturën për Botëror

09:55 | 1 Maj 2018
Arbresh.info

Presidenti Donald Trump iu ka bërë thirrje vendeve afrikane, si dhe vendeve tjera botërore ta përkrahin kandidaturën e përbashkët të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2026, duke e lidhur këtë çështje me përkrahjen e Amerikës për to.

“Shpresoj se të gjitha vendet afrikane dhe vendet tjera të botës, të cilat ne do t’i përkrahim po ashtu, do të na përkrahin kandidaturën tonë me Kanadanë dhe Meksikën për Kupën e Botës 2026”, ka thënë Trump në një konferencë për media në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e Nigerisë Muhammadu Buhari, percjelle express.Trump ka kërcënuar se SHBA-ja do t’i vëzhgojë nga afër vendet që s’ia përkrahin kandidaturën.

“Do të vëzhgojmë nga afër dhe çfarëdo ndihme që na e japin, do ta vlerësojmë”, shtoi ai.

Thirrjet e liderit amerikan vijnë teksa organi qeverisës i futbollit botëror, FIFA, përgatitet të zgjedhë mes kandidaturës së përbashkët të SHBA-së dhe asaj të Marokut gjatë një votimi në Moskë më 13 qershor.

Trump u duk se e lidhi këtë çështje me tregtinë, pasi para sa ta përmendte Kupën e Botës tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të jenë partnerë ekonomik i zgjedhjes për vendet në kontinent dhe ato nëpër botë.

“Mund ta shihni se çfarë po ndodh me tregtinë dhe Shtetet e Bashkuara. Jemi duke u respektuar prapë”, shtoi ai

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme