Edhe pse sezoni veror pothuaj ka mbërritur, disa rrugë në Shqipëri ende janë të bllokuara nga bora.
Një prej tyre, shkruan sot Shqip, është rruga për në zonën turistike të Thethit, që është e pakalueshme.
Johan Leone është nga Izraeli dhe vjen për herë të parë në Theth.
“Është hera e parë që vij. Ma sugjeruan disa miq si një vend shumë të bukur, por është për të ardhur keq që ende këtu rruga është e bllokuar nga bora”, thotë ai.
Edhe për operatorët turistikë, bllokimi i rrugës është tepër shqetësues.
“Duhej të vinim me makinë këtu me vizitorët spanjollë, por e lamë makinën pasi rruga ishte e bllokuar”, thotë një udhërrëfyes.
Tonin Rranca e Marash Logu, banorë të Thethit detyrohen ta lënë makinën në Qafë-Thorë e të vazhdojnë rrugën prej 16 km në këmbë për të shkuar në shtëpi.
Për banorët e Thethit rruga e bllokuar do të thotë humbje të ardhurash, pasi turistë të shumtë që vijnë detyrohen të kthehen mbrapsht, ndaj banorët i bëjnë thirrje shtetit që të marrë masa për hapjen e rrugës.
Në një kohë, kur flitet për investime e vëmendje ndaj zonave turistike, ende kemi rrugë të bllokuara nga bora dhe turistë që i kthejmë mbrapsht se nuk kemi rrugë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...