Zimbabve legalizon marijuanën për përdorim mjekësor

09:47 | 1 Maj 2018
A. B.

Zimbabve ka legalizuar prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore  dhe shkencore, duke e bërë atë vend të rrallë afrikan ta kthejë drogën në një burim të ardhurash.

Një njoftim qeveritar i lëshuar nga ministri i shëndetësisë thotë se individët dhe korporatat mund të aplikojnë për licenca për të rritur marihuanën, prodhimi dhe posedimi i të cilave më parë kishin shkaktuar deri në 12 vjet burg. Përdorimi rekreativ mbetet i paligjshëm.

Vendimi është një zhvendosje e theksuar nga qëndrimi tradicionalisht i ashpër mbi marihuanën në vendin kryesisht konservator ku anëtarët e Parlamentit që kishin avokuar për legalizim shpesh talleshin hapur ,transmeton arbresh.info

Kombi i vogël i Lesotos vitin e kaluar u bë i pari në Afrikë për të lëshuar një licencë për marihuanë mjekësore. Vendet, duke përfshirë Malavin dhe Ganën, thuhet se po eksplorojnë mënyra për legalizimin e drogës. Një gjykatë e Afrikës së Jugut vitin e kaluar vendosi se përdorimi privat i marihuanës ishte i ligjshëm, por qeveria e apeloi vendimin në Gjykatën Kushtetuese. Pjesa më e madhe e Afrikës ende e penalizon prodhimin dhe përdorimin e marihuanës.

Afrika është e dyta pas Amerikës sa i përket termave të prodhimit dhe konsumimit të drogës, sipas Raportit Botëror të Drogës së Kombeve të Bashkuara 2017./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme