Trajneri portugez, Jose Mourinho, pas fitores ndaj Arsenalit ka ironizuar me homologun e tij tek Man City, Josep Guardiola.
Mourinho me skuadrën e tij Manchester United, këtë sezon ndaj gjigantëve anglez ka qenë superior.
Guardiola ditë më parë kishte deklaruar se fitimi i Premier League, është më i rëndësishëm se sa Champions League, por për këtë strategu portugez ka një përgjigje.
“Pep tha se Premierliga është më e rëndësishme se Championsi, për ju cili trofe është më i rëndësishëm? Mendoj se ne gjithmonë themi se trofeu që fitojmë është më i rëndësishëm. Kur e kam fituar Championsin, ka qenë trofeu më i rëndësishëm për mu. Kur e kam fituar Ligën, Liga ka qenë më e rëndësishme për mua. Dhe kur nuk fitoj asgjë, them fitoret s’janë të rëndësishme…”, u përgjigj Mourinho. /arbresh.info/
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën