Njësitet e FSK-së dhe policia sot do të vazhdojnë kërkimet për dy policët e zhdukur në lumin Lepenc.
Pas dy ditë kërkimeve autoritetet kosovare dhe ato maqedonase nuk kanë arritur t’i gjejnë policët e aksidentuar
Aksidenti ka ndodhur të shtunën ndërsa detaje tjera rreth ngjarjes ende janë të paqarta.
Përveç Policisë së Kosovës dhe FSK-së në këtë operacion janë angazhuar, zjarrfikësit dhe KFOR-i.
Kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluar edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc
Gjatë të shtunës mbrëma, dy policët e Kosovës Armend Trena dhe Malësor Dashi, teksa po lëviznin në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit, konkretisht afër lumit Lepenc, pësuan aksident të rëndë, duke rënë në lum. Deri më tani është gjetur vetura zyrtare e Policisë së Kosovës, me të cilën pësuan aksident, por jo edhe trupat e tyre. Kërkimet që kanë nisur që nga e shtuna mbrëma, janë duke vazhduar edhe më tutje, por ende pa sukses.
Në këtë operacion janë angazhuar përveç Policisë së Kosovës, edhe FSK, zjarrëfikësit dhe KFOR-i. Madje, tashmë kërkimet për gjetjen e tyre, kanë filluan edhe në territorin e Maqedonisë, ku shtrihet lumi Lepenc.
Dy policët e zhdukur, e që nuk kishte kohë të gjatë që ishin bërë pjesë e Policisë së Kosovës, gjatë momentit të aksident ishin në orar të punës. Vetura e Policisë së Kosovës, që të dy këta po e vozisnin, i përkiste tipit Nisan, që janë ndër veturat më të vjetra që i posedon Policia.
Por, dyshimet për shkaktarin e aksidentit janë hapur në shumë drejtime.
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri