Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka thënë që dokumentet top sekrete që Izraeli pretendon që i ka në lidhje me programin bërthamor të Iranit, tregojnë që Teherani ka gënjyer.
Pompeo tha që informacioni tregon që marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe shtatë fuqive botërore më 2015 nuk është bërë në mirëbesim, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Trump prej kohësh ka sinjalizuar dëshirën e tij për të braktisur marrëveshjen dhe do të marrë një vendim në javët në vazhdim.
Irani i ka përshkruar dokumentet si një “ripunim i akuzave të vjetra”.
Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zbuloi atë që ai tha se ishin mijëra dosje sekrete bërthamore që dëshmojnë që Irani ka zhvilluar fshehtas armë bërthamore.
Ai tha se kjo ishte kundër marrëveshjes së vitit 2015 në të cilën Irani tha se do të frenonte programin e saj të energjisë bërthamore në këmbim të heqjes së sanksioneve.
Teherani ka pohuar se ka zhvilluar vetëm energji bërthamore./Arbresh.info/
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh