Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se shteti i tij ka kopje të dhjetëra mijëra dosjeve, të cilat thotë se kanë përmbajtje “inkriminuese” rreth programit bërthamor të Iranit, duke shtuar se ka dëshmi se Teherani po tenton të ketë armë bërthamore.
Në një konferencë në Tel Aviv, Netanyahu tha sot se pasi Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me fuqitë botërore më 2015, Teherani ka fshehur arkivat e programit të tij bërthamor, ku përfshiheshin informacione për planet për të zhvilluar ekuivalentin e “pesë bombave të Hiroshimës që do të vendoseshin në raketa balistike”.
“Irani ka planifikuar për ta vazhduar ndërtimin e armëve bërthamore”, tha Netanyahu.
Irani në vazhdimësi ka thënë se programi i tij bërthamor është krejtësisht për motive paqësore dhe ka mohuar pretendimet se po kërkon të krijojë armë bërthamore.
Ndërkaq, lideri izraelit Netanyahu tha se marrëveshja e vitit 2015 “është e ndërtuar në gënjeshtra”.
Netanyahu tha se Izraeli posedon “kopjet” e rreth 55 mijë dosjeve të arkivit të supozuar iranian.
Ai gjithashtu ka shfaqur një video ku shfaqej një ndërtesë bërthamore e Iranit, që nuk është parë më parë.
Netanyahu shtoi se Izraeli i ka ndarë këto informacione me Shtetet e Bashkuara. Ai tha se shpreson që presidenti amerikan, Donald Trump do të bëjë “gjënë e duhur” sa i përket marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Presidenti Donald Trump është kritikues i marrëveshjes bërthamore me Iranin. Ai ka kërkuar që kjo marrëveshje të përmirësohet, në këtë kundërtën ka kërcënuar se Uashingtoni do të tërhiqet nga ky pakt. /REL/
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...
Elon Musk kritika gjykatësve italianë për çështjen emigrantë...