Mesfushori italian, Bryan Cristante, ka shkëlqyer në edicionin e fundit me Atalantën në Serie A dhe në Ligën e Evropës, transmeton arbresh.info nga Calciomercato.it.
Për shërbimet e futbollistit 23-vjeçar po interesohen skuadrat e mëdha italiane si Juventus, Inter dhe Roma, mirëpo së fundmi kanë dal ekipe edhe jashtë Italisë që e duan lojtarin në fjalë.
Arsenal, Chelsea e Tottenham janë tejet të interesuara për ta pasur në ekip lojtarin që në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Kombëtares së Italisë.
Kujtojmë se Bryan Cristante është bashkëlojtar me futbollistin nga Prishtina të Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Bertisha. /arbresh.info/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut