13-vjeçarja gjendet pa shenja jete tri ditë pas zhdukjes – dëshmitar kyç, një fëmijë 10 vjeç

21:32 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Një vajzë 13-vjeçare është përdhunuar dhe më pas vrarë në veri të Francës nga një burrë, i dënuar më parë për dhunë seksuale ndaj të miturve por që dukej se ishte sistemuar dhe kishte krijuar një familje.

E vogla, Angelique ishte zhdukur nga shtëpia e saj në Wambrechies, pranë Lille.

Autori, 45-vjeçari David R. ka rrëfyer menjëherë krimin e tmerrshëm.

Ai u arrestua pak orë pas gjetjes së kufomës së viktimës, të shtunën në mbrëmje në një pyll.

Dëshmitar kyç është një fëmijë 10 vjeç, shok i viktimës, shkruajnë mediat, përcjell bw.

Djali e pa Angelique duke u larguar, me sa duket vullnetarisht, me të dyshuarin.

Djali u dëgjua dy herë nga hetuesit, madje ai u shpjegoi atyre atë që ai pa në vendin e ngjarjes.

Me ndihmën e tij u bë një skicë, që çoi në identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme