“Skënderaj nuk është dinasti e Lushtakëve, e kam thënë këtë shumë herë”

21:15 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Ish kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka thënë se varet nga kryesia e partisë nëse do të ejtë kandidatë i degës së PDK-së në Skenderaj.

“Varet edhe nga vullneti im, nuk e kam nda mendjen akoma. Por besoj 80% që do të jem kryetar i degës në Skenderaj. Për atë që po flitet se a do t’ia lë djalit, kjo nuk është dinasti. Ata që i kam kundërshtar hapin këso propagandash. Asnjëher nuk ia propozoj djalit tim të jetë kryetar i degës në Skendera”, ka thënë ai.

Sipas tij komuna nuk është dinasti e Lushtakëve.

“Djali im asnjëherë nuk ka qenë i interesuar dhe nuk e kam menduar asnjëherë. Ai ka qenë i dyti më i votuari dhe unë po i falënderoj të gjithë që na kanë nderuar me votën e Mërgimit. Ndoshta këtë herë është për shkak timin e të familjes por herën e dytë nëse dëshiron t’i bidn popullin le ta bëjë punën”, tha ai në televizionin T7.

Lushtaku komentoi edhe punën e deputetëve duke thënë se nuk po bëjnë sa duhet.

“Pak ka deputetë që i vizitojnë qytetarët. Unë iu kam thënë shpesh se duhet më shumë të takohen me qytetarë se zgjedhjet vijnë shpejt. Qelsi i demokracisë është bisedimi me qytetarë”, tha ai./Arbresh.info

https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/2012184685702578/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme