Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son e kanë recetin e suksesit mes tyre.
Dyshja edhe pse s’janë grup, kanë ditur gjithmonë të sjellin bashkëpunime shumë të dëgjuara.
Është Genci ai që ka paralajmëruar projektin e tij të ri në rrjetin social Instagram.
“Andërr” titullohet kënga e re e cila pritet të vijë me videoklip.
Një realizim ky nga shtëpia BlackFish Entertainment që do të vijë i kompletuar, teksa bashkëpuntor është edhe Lyrical Son.
Më parë reperët kanë ditur gjithmonë të sjellin projekte të suksesshme.
https://www.instagram.com/p/BiMix_qHtx2/?utm_source=ig_embed
“Albanian”, “Era e saj”, “Shqip Dance”, “A t’merr Malli” janë disa prej projekteve të suksesshme të dyshes së reperëve shumë të dashur për publikun shqiptar.
Projekti pritet të publikohet gjatë ditëve në vijim teksa dy emrat e njohur po bëhen gati për një verë të ngjeshur me koncerte.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë