Google ADS

Çiftet e horoskopit që duhen shumë, por nuk përfundojnë bashkë

20:43 | 30 Prill 2018
Trina Galanxhi

Virgjëresha dhe Peshqit

Keni një atraksion të dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin.

Dashi dhe Peshorja

Na besoni, dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë! Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë!

Demi dhe Akrepi

Edhe pse konfliktet nuk mungojnë në këtë çift, ata kanë një pasion të zjarrtë ndaj njëri-tjetrit. Seksi mes tyre është gjithashtu i mrekullueshëm. Mirëpo Demat janë më pasivë në marrëdhënie dhe këtë gjë Akrepi e urren sepse pasionin që ndajnë në dhomë ata nuk arrijnë ta shpërndajnë edhe në sferat e tjera të lidhjes.

Binjakët dhe Shigjetari

Kur Shigjetari takon Binjakët mund të vini re një atraksion midis tyre menjëherë. Dhe kjo nuk është vetëm fizike, por edhe një atraksion në nivel psikologjik. Por ajo çka Binjakët nuk pëlqejnë te Shigjetarët është fakti se këta të fundit mendojnë se dinë gjithçka dhe tendenca e Binjakëve për thashetheme i acaron Shigjetarët.

Gaforrja dhe Bricjapi

Fuqia që ka Bricjapi dhe natyra tejet emocionale që ka Gaforrja është një kombinim shumë interesant për të dy këta që të bien në dashuri me njëri-tjetrin. Mirëpo, gjithë lumturia dhe dashuria e kësaj lidhjeje rrëzohet për faktin se Gaforrja është shumë e ndjeshme dhe merr gjithçka seriozisht. Kjo e acaron pa masë një Bricjap.

Luani dhe Ujori

Luanit i pëlqen shumë imagjinata që ka Ujori. Por ajo që e acaron Luanin është fakti se Ujori nuk e pranon kurrë autoritetin e tij. Megjithatë, Ujori ka debulesë për karizmën e Luanit dhe bie thellë në dashuri. Ujori është indiferent, Luani pëlqen të llastohet gjithë kohës, gjë që i bën të mos përfundojnë bashkë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme