Një grua e popullarizuar në Instagram me biznesin e saj të grimit ka mbytur dy fëmijët e saj dhe pastaj ka djegur kufomat e tyre, duke pretenduar se nuk mund të mbante ata.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Elena Karimova, 27 vjeçe, e cila kishte 21,000 abonentë për biznesin e saj të shitjeve online, është nën hetim për mbytjen e fëmijëve të saj Khadizha dhe Suleiman në veturën e saj Kia Rio.
Policia pohon se ajo pastaj doli në një stacion benzine, bleu lëng djegës, dhe i çoi trupat në një pyll dhe i vuri zjarrin fëmijëve të saj të vdekur, përpara se të përpiqej ta fshehte krimin e saj në Nizhny Novgorod.
Siç shkruajnë mediat e huaja, gruaja ruse kishte mbetur prapa me shlyerjen e kredive pasi u divorcua nga burri i saj.
Duke u frikësuar se ajo do të vërehej nga banorët lokalë, ajo i vendosi trupat e djegur në makinën e saj dhe u kthye në shtëpi. Ditën tjetër ajo i vuri kufomat në një depo të braktisur në afërsi të Nizhny Novgorodit dhe i vuri zjarr.
Zjarrfikësit fillimisht gjetën atë që duket të jetë një trup i djegur rëndë pas shuarjes së flakës.
“Zjarrfikësit fillimisht menduan se bëhet fjalë për një trup që po digjej, që i përkiste një qeni. Por kur u afruan më afër, kuptuan se ishin kufomat e dy fëmijëve”, ka thënë një banor lokal.
Më vonë në gjykatë, pas arrestimit ajo ka thënë: “Më vjen keq për atë që ndodhi. Unë as nuk e di se si kam mundur ta bëjë këtë”.
Ajo shtoi: “Kam jetuar me burrin tim, dhe pastaj jemi divorcuar dhe është bërë e vështirë për të rritur fëmijët”. /Telegrafi/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...