Google ADS

Delawie: Shpreh brengën dhe keqardhjen ndaj për policët e humbur

18:16 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Ambasadori amerikan Greg Delawie, ka shprehur brengën dhe keqardhjen e tij në lidhje me aksidentin dhe për rrjedhojë humbjen e dy policëve të Kosovës.

Delawie, në një postim në Twitter, ka thënë se përkrahin përpjekjet e të gjitha institucioneve të përfshira në aksionin e kërkim-shpëtimit për dy policët.

‏“Në emër të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të doja të shprehja brengën dhe keqardhjen ndaj Policisë së Kosovës dhe familjeve të prekura, derisa kërkimi vazhdon për policët e humbur pas aksidentit me veturë. Ne përkrahim PK-në dhe FSK-në në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të gjetur pjesëtarët e PK-së”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Të shtunën, rreth orës 21:00, pas një aksidenti të pësuar në rrugën Hani i Elezit – Kaçanik, dy policë të Kosovës kanë humbur pasi kanë rënë në lumin Lepenc. Kërkimet për ta po vazhdojnë akoma.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme