Brendan Rodgers mund ta synojë kthimin në Premierligë në të ardhmen, por njëherë nuk e ka ndërmend ta braktisë Celticun për ta zëvendësuar Arsene Wengerin në Arsenal.
Wenger do të largohet në verë nga Arsenali pas plot 22 viteve në krye të klubit dhe spekulimet për pasuesin e tij janë duke u rritur çdo ditë, transmeton “Express”.
Rodgers është njëri prej trajnerëve që “Topçinjtë” thuhet se janë të interesuar për ta punësuar si pasardhës të Wengerit.
Megjithatë, pasi sapo e fitoi titullin e dytë në Premiershipin skocez me fitoren e Celticut 5-0 ndaj Rangers të dielën, trajneri nga Irlanda Veriore insiston se është shumë i lumtur në Glasgov.
“U zgjova të hënën në mëngjes si trajner i Celticut, dhe kam punën më të mirë në botë. Kam respekt të madh për Arsenalin si klub. Por, jam shumë i lumtur këtu në Celtic. E kam një punë që e dua. Është një klub i madh me pritje të mëdha dhe presion të hatashëm”, ”, ka thënë Rodgers për “Talksport”.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...