15 vjet më parë kur Patriarku Kirill erdhi në Tiranë, Edi Rama ishte kryeministër, ndërsa sot ai është takuar në pozicionin e kryeministrit. Vetë Patriarku falënderoi Ramën për ndryshimet e Tiranës, kur ai ishte si kryebashkiak, duke u shprehur se “çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut”.
“Faleminderit shumë për këtë pritje, jam shumë i impresionuar nga arritjet në Tiranë, janë ndryshime vërtetë të jashtëzakonshme.Tirana tani është qytet shumë i bukur. Merita shumë e madhe ju përket juve, si kryebashkiak i Tiranës, dhe unë ju përgëzoj për veprat e mëdha që keni kryer në atë post. Çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut, estetika është faqja e jashtme e harmonisë por kur flasim për harmoninë nuk flasim vetëm për gjëra e jashtme, po mund të theksoj lidhjen e ngushtë mes kulturës së njerëzve dhe punës së Kishës. Në një vizitën time nuk do tu them konkretisht në cilin vend, pata mundësinë të njihesha me shembujt e artit modern”, tha Patriarku Kirill.
Kryeministri Rama tha se vizita e tij përkon me 110-vjetorin e Kishës Autoqefale shqiptare.
“Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110 vjetorin e kishës autoqefale shqiptare, kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, imzot Fan Noli u shugurua prift nga peshkopi rus i Nju Jorkut. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit. Më thatë që jeni të impresionuar nga ndryshimet e mëdha të Tiranës, shpresoj të largoheni nga Shqipëria me një përshtypje sa më të mirë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama i dhuroi më pas Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë një statujë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke e quajtur Aleksandri i Madh i Shqipërisë, me shpresën se Patriarku Kirill do e mbante në zyrën e tij./Top Channel
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...