Prishtina, së shpejti bëhet me spital

14:39 | 30 Prill 2018
Arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur sot në një takim kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ismaili dhe Ahmeti kanë folur për projektin e zvarritur për vite për Spitalin e Prishtinës.

Përmes një njoftimi në Facebook, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ky projekt më në fund do të bëhet realitet dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti.

“Prishtina ka nevojë për një spital të qytetit. Projekti dhe realizimi i tij ka vite që është zvarritur duke lënë prishtinasit pa shërbime të merituara shëndetësore. Kur kam ardhur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, një nga prioritet e mia ka qenë ndërtimi i këtij spitali”, ka thënë Ismaili, duke shtuar: “për ta avancuar këtë projekt, sot pata një takim të frytshëm me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, të cilin e falënderoj për bisedën konstruktive. Prishtina do të bëhet me spitalin e saj dhe rezultatet e para do të shihen së shpejti”, ka përfunduar ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme